Përdoruesit e rinj të IPKO mund të përdorin 4G-në më të shpejtë në treg falas, dhe pa limit për një javë

Auto&Tech March 13, 2017 - 16:24

Pas kërkesës së vazhdueshme, IPKO sërish ofron internet të shpejtë 4G pa limit për të gjithë përdoruesit e rinj të cilët i bashkohen rrjetit të saj

Kërkesa e madhe në treg dhe rikonfirmimi si operatori më i avancuar kosovar i shërbimeve të internetit në mobil, ka bërë që IPKO ta rikthejë ofertën e saj me internet 4G pa limit, për gjithë përdoruesit e telefonisë mobile të cilët e blejnë një numër të ri dhe duan ta provojnë internetin më të shpejtë në treg.

“Tani që ne po e mbulojmë mbi 90% të popullsisë me rrjetin 3G dhe atë 4G, ne po besojmë se duhet mundësuar secilit përdorues që ta provojë internetin më të shpejtë në treg – sidomos tani kur telefonat e mençur janë avancuar dhe përdorimi i internetit nga pajisjet mobile është rritur ndjeshëm, ndërsa IPKO është operatori më i madh i internetit mobil 3G dhe 4G” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Konsumatorët e rinj të telefonisë mobile IPKO tani mund të marrin internet 4G pa limit për një javë dhe njëkohësisht ta kuptojnë se sa shumë ata shpenzojnë, për ta kuptuar më pas se cila pako i plotëson më së miri nevojat e tyre. Shërbimi aktivizohet përmes dërgimit të një SMS-je në 50049.

Pasi që të skadojë pakoja, konsumatori njoftohet përmes SMS’it për sasinë e internetit të shpenzuar dhe i propozohet pakoja më e përshtatshme e internetit bazuar në shpenzimet gjatë javës së parë.

IPKO është operatori i parë në Kosovë që ka sjellë rrjetin 3G dhe 4G, ndërsa mbulueshmëria e tij arrin 90.7 % të popullsisë së Kosovës.

Përveç në Kosovë, përdoruesit e IPKO-së mund ta shfrytëzojnë internetin në mobil edhe kur udhëtojnë jashtë vendit përmes pakove me çmimet më të lira në treg.

Për më shumë detaje lidhur me ofertën, ju lutemi vizitoni www.ipko.com ose thirrni në 049 / 038 700 700