Snapchat ėshtė i rrezikshėm!

Snapchat ėshtė i rrezikshėm!

SHPËRNDARJE

11 Mars 2017 • 19:21 •

Aplikacioni “Snapchat”, përpos kreativitetit, është edhe i rrezikshëm për përdoruesit e tij.

“Studimi zbulon se vajzat adoleshente janë ato më të rrezikuarat nga ky aplikacion janë. Ato bëjnë fotografi, i postojnë, kurse shokët dhe shoqet e tyre mund t’i shohin ato fotografi për disa sekonda të caktuara”.

Kjo është edhe ndër arsyet kryesore pse “Snapchat” po përdoret nga shumë njerëz në botë, sidomos nga moshat e reja, për të parë se çka bën shoku ose shoqja, e kështu duke ngritur dëshirën për të parë më shumë.

Aplikacioni “Snapchat” po u krijon një jetë të rremë. Gjithçka që ju postoni është online dhe është publike. Edhe pse ky aplikacion e ka metodën që t’ia dërgoni fotografinë vetëm personit që dëshironi në privat, duhet ta dini se nuk ekziston një gjë e tillë.

Çdo gjë që postohet në një aplikacion të tillë, kurdo do të dalë edhe në publikun e gjerë, prandaj kujdes së çfarë po i dërgoni shokut/shoqes ose familjarëve.

“Mjafton ta kërkoni me emrin tuaj mesazhin, që ia keni dërguar në privat personit të dëshiruar dhe ‘Google’ e gjen menjëherë, prandaj kjo nuk është privatësi”, thotë studimi.

Komentet

comments powered by Disqus