Themeluesi i Facebook-ut bëhet baba për herë të dytë

Auto&Tech March 09, 2017 - 19:44

Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan presim një tjetër fëmijë, ka njoftuar të enjten themeluesi i Facebook-ut, transmeton Klan Kosova.

Çifti po presin të sjellin në jetë një tjetër vajzë, pas vajzës së tyre Max që tashmë është një vjeçare.

“Pas vështirësive që kishim pas lindjes së Max-it ne nuk ishim të sigurt se a jemi gati edhe për një fëmijë tjetër. Kur Priscilla më dha lajmin se është  shtatzënë përsëri, e vetmja gjë që ne dëshironim është që fëmija të jetë i shëndetshëm, shkroi Zuckerberg në një postim në Facebook.