Top telefonat më të mirë Android në treg që kushtojnë më pak se 259 euro (Foto)

Auto&Tech March 05, 2017 - 19:01

Telefonat më të mirë në Android janë shumë të dëshiruar nga të gjithë, por kushtojnë shtrenjtë. 

Por blerësit e arsyeshëm në shumicën e vendeve të botës po e bëjnë një zgjidhje mesatare – blejnë një nga modelet cilësore të telefonave Android, por me çmimin mesatar. Në këtë listë ne i kemi listuar telefonat më të mirë të rinj në Android, të cilët mund t’i blini në tregun tonë për një çmim më të ulët sesa 260 euro.

Samsung Galaxy J3Image

Samsung Galaxy J3 është modeli fillestar i linjës J të kompanisë. Samsung Galaxy J3 (2016) përmban ekranin me 5 inç në HD me rezolucion prej 1,280×720 pikselësh. J3 poashtu fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 410 me katër bërthama me shpejtësi 1.5GHz, së bashku me 1.5GB RAM dhe 8GB memorie, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet kartës microSD, ndërsa telefoni bazohet në Android 5.1 Lollipop. J3 është i pajisur me kamerë të pasme me 8MP me LED dhe kamerën për selfie me 5MP. Galaxy J3 ka gjithashtu bateri me kapacitet 2,600 mAh dhe ofron opsionet e lidhjes me 4G, LTE, 3G dhe Wi-Fi. Galaxy J3 kushton vetëm 149.95 euro.

Samsung Galaxy J5Image

Samsung Galaxy J5 (2016) vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.20-inç në 720 x 1280 piksel. Samsung Galaxy J5 (2016) mundësohet nga procesori 1.2GHz quad-core  me 2GB RAM. Telefoni ofron 16GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128GB me microSD kartelë. Kamerat e Samsung Galaxy J5 sjellin 13MP në anën e pasme dhe 5MP në anën e përparme për selfie. Samsung Galaxy J5 mbështetet në Android 6.0.1 dhe baterinë që hiqet me 3100mAh. Edhe ky model mbështet lidhjen me Wi-Fi, GPS, Bluetooth, NFC, USB OTG, FM, 3G dhe 4G. Çmimi i Samsung Galaxy J5 është 199.95 euro.

Samsung Galaxy J7Image

Samsung Galaxy J7 vjen me ekranin me diagonalen prej 5.5 inç me rezolucionin prej 720 x 1280 pikselëshSamsung Galaxy J7 mundësohet nga procesori 1.6GHz octa-core dhe 2GB RAM. Telefoni ofron 16GB hapësirë të brendshme që mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet një kartele microSD. Kamerat e Samsung Galaxy J7 ofrojnë 13MP në anën e pasme dhe 5MP në anën e përparme, ndërsa bateria ofron 3300mAh dhe mund të hiqet në rast nevoje. Lidhja e Galaxy J7 me rrjet mund të bëhet me Wi-Fi, GPS, Bluetooth, USB OTG, FM, 3G dhe 4G. Çmimi i Samsung Galaxy J7 fillon nga 259.95 euro.

Huawei Honor 7 liteImage

Huawei Honor 7 lite vjen me ekranin prej 5.2 inç dhe rezolucionin prej 1080 x 1920 pikselëve me 424 piksel për inç. Honor 7 është mundësuar nga procesori 2.2GHz octa-core Hisilicon Kirin dhe vjen me 3GB RAM. Hapësira e brendshme e telefonit ofron 16GB por mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet kartelës microSD.  Kamerat e Honor 7 paketojnë 20MP në pjesën e pasme dhe 8MP për selfie. Huawei Honor 7 bazohet nw Android 5,0 dhe është mundësuar nga bateria me 3100mAh.Çmimi i Huawei Honor 7 fillon nga 239.95 euro.

Alcatel Shine LiteImage

Alcatel Shine Lite është lansuar në shtator të 2016. Telefoni vjen me ekranin prej 5 inç me rezolucionin prej 720 x 1280 pikselëve.  Por Alcatel Shine Lite sjell edhe kamerën e pasme me 13MP si dhe të përparmen me 5MP për selfie. Shine Lite bazohet në Android ndërsa ofron edhe lidhjen me Wi-Fi, GPS, Bluetooth, 3G dhe 4G, ndër të tjera. Shine Lite kushton 209.95 euro.

Wiko U FEEL LTEImage

U FEEL LTE nga Wiko është lansuar në treg në maj të vitit të kaluar, dhe telefoni përveç rrjetit 4G LTE ofron edhe madhësinë e ekranit me 5 inç në IPS me rezolucionin prej 720 x 1280 pikselëve, Android 6.0, baterinë Li-Pol me 2,500 mAh, procesorin Cortex-A53 Quad Core në 1.3 GHz, 32GB memorie të brendshme si dhe 3GB RAM – çmimi i Wiko U FEEL LTE është 174.95 euro.