Facebook tani ju mundëson të vendosni flamurin e Kosovës në foton tuaj të profilit

Auto&Tech February 26, 2017 - 19:14

Facebook ka vendosur t'ua bëjë të mundshme përdoruesve të tij që të zbukurojnë foton e tyre të profilit në Facebook me flamurin e shtetit të tyre - në çdo kohë, pa asnjë arsye të veçantë.

Gati 200 flamuj nga sot janë pjesë e Kornizave të fotos së profilit, një veçori që Facebook e kishte shtuar kohë më parë.

Në mesin e flamujve në dispozicion sigurisht se është edhe ai i Kosovës.Image

Për ta shtuar flamurin e Kosovës në cepin e fotografisë suaj të profilit në Facebook, shkoni në facebook.com/profilepicframes në ueb - apo prekni foton tuaj të profilit dhe zgjidhni opsionin 'Add frame' në telefonin tuaj të mençur - e më pas kërkoni emrin e shtetit.

Është kaq e thjeshtë! :)