Chevrolet Camaro ZL1 shkel deri 318 km/h - (Foto)

Auto&Tech February 22, 2017 - 11:30

General Motors ka dhënë disa detaje të reja rreth modelit të ri për vitin 2017, Chevrolet Camaro ZL1, të cilin e lëviz motori me forcë prej 650 kuaj fuqive, në kombinim me marshin automatik me dhjetë shpejtësi, transmeton Zeri.info.

Image

Dhe kjo mundëson që Camaro ZL1 të arrijë shpejtësinë maksimale prej 318 km/h, çka është konfirmuar edhe në praktikë në pistën e famshme gjermane, Papenburg. Sa i përket përshpejtimit nga 0 në 100 km/h, ajo arrihet për vetëm 3.5 sekonda.

Image

Çmimi i këtij modeli në SHBA, është 63.435 dollarë, ndërsa duhet përmendur se në tetor të vitit të kaluar, është bërë e ditur se Camaro ZL1 e ka kaluar shtegun në Nirburgring për 7:29.60 minuta, çka është për 11.67 sekonda më shpejtë se modeli paraprak Camaro ZL1./ZERI

Image
Image