Një iPhone 7 i ri do të lansohet muajin e ardhshëm

Auto&Tech February 21, 2017 - 15:50

iPhone 7 është në dispozicion në pesë ngjyra, më shumë se çdo iPhone tjetër i prodhuar deri më tash prej kur Apple prezantoi dy ngjyra të reja duke eliminuar një tjetër.

Por kjo duket se nuk po i plotëson të gjitha nevojat e njerëzve, sidomos duke konsideruar se versioni ‘Jet Black’ gërvishtet lehtë.

Nëse raportet online janë të vërteta, atëherë ka një arsye pse duhet të gëzoheni, transmeton Gazeta Express.

Apple mund të lansojë një iPhone me një ngjyrë që nuk e kemi parë më herët. Sipas blogut japonez Macotakara, që citon një hulumtim nga Barclays, Apple mund të lansojë një iPhone 7 të kuq.

Sipas këtij blogu, Apple do të lansojë këtë iPhone 7 gjatë ngjarjes së iPad në mars.