O.CT Tuning Lamborghini Huracan Sypder - (Foto)

Auto&Tech February 20, 2017 - 12:58

Edhe një shtëpi tjetër e tjuningut e cila është marrë me modifikimin e modelit të ri të Lamborghinit, Huracan, është O.CT Tuning, transmeton Zeri.info.

Image

Në rastin konkret kemi modelin Lamborghini Huracan LP610-4 Spyder, motori i të cilit V10 me ndihmën e kompresorit është rritur nga 610 në 805 kuaj fuqi.

Image

Duke marrë parasysh këta numra, nuk është çudi që tani përshpejtimi nga 0 në 100 km/h, është zvogëluar në vetëm 2.7 sekonda, derisa për ta arritur shpejtësinë prej 200 km/h, i nevojiten vetëm 8.1 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 339 km/h.

Image

Po ashtu, një pjesë e pakos e përfshinë edhe sistemin e ri sportiv të gazrave nga çeliku që nuk ndryshket dhe kjo ka ulur për 20 kilogram peshën e veturës./ZERI