Pagani Huayra Roadster, bisha me 764 kuaj fuqi - (Foto)

Auto&Tech February 15, 2017 - 14:19

Pas shitjes së të gjitha 100 kopjeve të modelit të rregullt Huayra, Pagani në fillim të 2016 promovoi versionin Huayra BC prodhimi i të cilit ishte i kufizuar në vetëm 20 sosh, transmeton Zeri.info.

Image

Tani është radha edhe e Huayra Roadster-it, promovimi i të cilit do të mbahet këtë vit në “Geneva Motor Show” (në fillim të marsit). Në pritje për premierën, Pagani ka publikuar një seri të fotografive zyrtare dhe detaje në lidhje me këtë makinë sportive me dy-ulëse.

Image

Siç pritej, Huayra Roadster do të ndërtohet në një numër të kufizuar kopjesh, që do të thotë 100 ekzemplarë. Megjithatë, që gjitha janë shitur tashmë, pa marrë parasysh çmimin prej 2.41 milionë $ (taksa e përjashtuar).

Image

Për motorizimin e Huayra Roadster kujdeset motori nga Mercedes-AMG 6.0 litër V12 bi-turbo (çiftëzohet me marshin e ri AMT me shtatë shpejtësi), por këtu fuqia është rritur në 764Kf dhe 1000 Nm të momentit rrotullues.

Image

Është interesante se Roadster Huayra me 1280 kg të saj është për 80 kg më i lehtë se Huayra Coupe, shkruan më tej zeri.info. Gjithashtu vlen të përmendet se “hunda” e makinës është pak më e gjatë dhe më e ulët, me një grilë të hijshme, kurse aty janë edhe frenat Brembo karbonit-qeramikë dhe fellnet 20 dhe 21 inç me goma Pirelli P Zero Corsa.

Image

Në ofertë do të jenë dy versione të çatisë, një nga fibër karboni me elemente xhami, ndërsa tjetra është një çati e butë paluese./ZERI