Auto&Tech

WhatsApp vjen me risi, nuk do të ju pëlqejë

WhatsApp vjen me risi, nuk do të ju pëlqejë
13 shkurt 2017 • 22 : 47

WhatsApp do të njoftojë nëse dikush i bën screenshot bisedës tënde

Jan Koum, CEO i WhatsApp, ka njoftuar versionin e ri të aplikacionit, një opsion i kërkuar nga shumë përdorues kohët e fundit dhe sipas tij “pas shumë vitesh, kemi arritur në përfundimin për ta shtuar”.

Tashmë WhatsApp do të njoftojë nëse dikush i bën screenshot bisedës tënde!

“Funksionimi është i thjeshtë, si tick-u blu: do ta kesh opsionin të aktivizuar normalisht. Nëse është me tick, do të njoftohesh kur dikush do e “screenshot” bisedën tënde dhe të tjerët do të njoftohen kur ti të “screenshot” bisedën e tyre. Nëse nuk është me tick, askush nuk do të njoftohet”, ka thënë Koum.

Arsyeja pas këtij ndryshimi, sipas Koum, është se ai është lodhur nga e dashura që u bën gjithmonë screenshot bisedave me të. Për këtë arsye ai do ta bëjë këtë të mundur që të gjithë të ndihen njëlloj. Edhe pse mund të çaktivizohet kur të duash.

Disa përdorues i kanë kërkuar Koum të shtojë një opsion për të njoftuar kur një foto që përmban një trup të zhveshur i dërgohet një të treti. Koum ka thënë që mund ta konsiderojë.

“Nuk ka të bëjë me privatësinë e personit që bën screenshot bisedën apo të atij që i bën forward një fotoje nudo, kjo bëhet për të mbrojtur privatësinë e personit të prekur dhe ne do e bëjmë ju pëlqen apo nuk ju pëlqen”, konfirmoi Koum.

© zëri.info