25 miliardë dollarë është vlera e Snapchat

Auto&Tech February 08, 2017 - 22:42

 

Pronari i aplikacionit Snapchat, do t’i shesë aksionet e tij në tregun e Shteteve të Bashkuara, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Firma e teknologjisë me bazë në Kalifornia, që ua lejon përdoruesve të shkëmbejnë mesazhe që zhduken brenda sekondash, do të jetë kompania më e vlefshme në tregun e aksioneve në SHBA.

Pritet që ky biznes ta ketë vlerën në mes 20 miliardë dhe 25 miliardë dollarësh.

Nëse shitet, themeluesit e kësaj kompanie do të shndërrohen në multi-miliarderë.