Porsche Cayenne Platinum Edition 2017 - (Foto)

Auto&Tech February 08, 2017 - 12:41

Porsche vitin e kaluar ka ofruar Platinum Edition për disa versione të Cayenne-s, dhe tani oferta Platinum Edition është zgjeruar edhe për versionet Cayenne S dhe Cayenne S Diesel, transmeton Zeri.info.

Image

Kur kemi të bëjmë me versionin Platinum Edition dalin në pah elementet stilizuese të eksterierit dhe pajisjet më të pasura standarde, me ndryshimet jashtë në mënyrë mjaft diskrete që përfshin detaje “gloss black” dhe fellnet nga alumini Sport Edition me aliazh 21-inç.

Image

Sa i përket pajisjeve, Cayenne Platinum Edition përveç tjerash është e pajisur edhe me xham të privatësisë, sistemin ParkAssist, dritat ksenon, ulëset sportive me lëkurë Alcantara dhe sistemimin e navigimit Connect Plus.

Cayenne S Platinum Edition në Britani kushton 64,802 funte, kurse Cayenne S Diesel Platinum Edition 66,847 funte./ZERI