Ky mesazh me vetëm 3 shkronja, mund ta bllokojë çdo iPhone (Video)

Auto&Tech January 18, 2017 - 15:18

Mesazhi me tre shkronja ka mundësi që përkohësisht ta çaktivizojë iPhone-in tuaj, thuhet sipas një hakeri që e ka bërë këtë eksperiment.

Me marrjen e mesazhit, iPhone për një çast e ngrinë telefonin për rreth një minutë, dhe shpeshëherë përdoruesit janë të detyruar ta ristartojnë telefonin e tyre.

Përveç bllokimit të numrit nga mesazhi qëllim-keq, viktima nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar sulmin, edhe pse efektet e saj janë të përkohshme dhe nuk punojnë në versionin më të fundit të iOS.

Kur mesazhi me tre karaktere është pranuar, një iPhone do të bëhet përkohësisht i papërdorshëm, dhe prekja me gisht dhe butonat fizik nuk funksionojnë.