Kështu mund të duket modeli i ri Audi A8 - (Foto)

Auto&Tech January 17, 2017 - 13:14

Audi A8 i “vjetër” tashmë pas shtatë vitesh është gati të dal në pension, pasi që do të ketë një pasardhës gjatë këtij viti, transmeton Zeri.info. Gjenerata e re e Audi A8 ka të ngjarë të prezantohet në “Frankfurt Motor Show” në shtator, edhe pse pamja e tij mund të zbulohet edhe më parë nëpërmjet internetit.

Duke marrë parasysh fotot spiun, magazinOmniAuto.it, ka publikuar dizajnin e mundshëm të modelit të ri. Përveç se do të jetë në krye të ofertës nga Audi, A8 do të jetë modeli i parë i kompanisë që është projektuar tërësisht nga Marc Lichte dhe ekipi i tij.

Image

Ai e mori përsipër punën në shkurt të vitit 2014, dhe ka impresionuar me konceptet e bukura “Prologue”. A8 kalon në platformën MLB Evo, siç është rasti me modelin e fundit Q7. Do të jetë më i lehtë për rreth 200 kg, kurse në ofertë do të përfshihet motori 6.0-litra W12 nga Bentley Bentayga.

Modeli më i fuqishëm S8 është fotografuar tashmë gjatë testimit dhe pritet të ketë motorin V8 4.0 litërsh ( Porsche Panamera Turbo), i cili zhvillon 550Kf dhe 770 Nm momente rrotulluese. Plug-in hybrid është gjithashtu në planet e Audi-së.

Shitja e modeli të ri Audi A8 fillon në fund të vitit, dhe rivalët e tij do të jenë; Lexus LS, Mercedes S Class dhe BMW Series 7./ZERI