Opel prezanton Insignia-n e re - (Foto)

Auto&Tech January 16, 2017 - 13:34

Limuzina e suksesshme fitoi një pasardhës i cili sjell freskime elegante shumë të nevojshme, më pak peshë dhe teknologji të re, transmeton Zeri.info. Gjenerata e parë për tetë vjet në treg ofroi një reputacion të mirë në mes të konsumatorëve në segmentin më se të kërkuar D.

Image

Por një histori si kjo tashmë sapo ka filluar! Gjenerata e dytë sjell ndryshime radikale dhe ofron shumë më tepër. Risia në fjalë ka fituar tiparin dallues “Grand Sport” dhe është zhvilluar në një platformë të re, dhe si frymëzim ka shërbyer koncepti mjaft tërheqës "Monza" nga viti 2013.

Image

Seriozisht është punuar në lidhje me reduktim të peshës, prandaj Insignia Grand Sport është deri në 175 kilogram më e lehtë sesa paraardhësi i saj, e cila kontribuon në shkathtësi më të madhe gjatë ngasjes.

Image

Në të njëjtën kohë, për 92 mm është rritur distanca mes boshteve, gjë që ka rezultuar me rehati më të madhe në kabinë, sidomos në pjesën e pasme. Falë stilit të ri dhe një lartësie e cila është reduktuar për 29 milimetra, Insignia tani duket më dinamike dhe më sportive, ndërsa silueta e saj jep përshtypjen e një Coupe-je elegante me katër dyer.

Image

Nga teknologjia e re theksohen dritat adaptive të brezit të dytë "IntelliLux", me 32 segmente LED që janë më efikase në terma realë nga ato të mëparshme, dhe dritat kryesore mund të arrijnë rreze-veprimi deri në 400 metra, shkruan më tej zeri.info.

Image

"Opel" paralajmëron edhe një version të ri me tërheqje në të dy boshtet dhe sistemin rrotullues vektorial, si dhe shasinë adaptive "FlexRide", e cila do të ketë disa mënyra të ngasjes./ZERI