Ky është promo i Samsung Galaxy S8 (Video)

Auto&Tech January 13, 2017 - 17:56

Interneti është mbushur me thashetheme rreth Galaxy S8 përderisa lansimi i tij po afrohet.

Por, të gjitha këto thashetheme nuk mund të verifikohen derisa Samsung të lansojë celularin e ri.

Megjithatë, Samsung ndoshta ‘pa dashje’ e ka zbuluar dizajnin përfundimtar të Galaxy S8 – ose të paktën një version të tij – në një video promovuese të publikuar nga Samsung Display, transmeton Gazeta Express.

Sipas videos – ku tregohet cilësia e ekranit AMOLED – mund të kuptojmë se si mund të jetë një prototip i S8. Shikojeni: