Risia e Facebook qė do tė zemėrojė pėrdoruesit

Risia e Facebook qė do tė zemėrojė pėrdoruesit

SHPËRNDARJE

12 Janar 2017 • 08:50 •

Rrjeti social më i përdorur në botë është duke testuar një opsion të ri që mund të zemërojë përdoruesit e rrjetit social.

Bëhet fjalë për reklamat. Teksa ju jeni duke shikuar një video në mes të saj do të shfaqen reklama e biznesit që ka paguar.

Sipas një raporti, Facebook do t’u lejojë botuesve për të futur reklama në video, pasi njerëzit kanë shikuar atë të paktën 20 sekonda, dhe më pas menjëherë do të shfaqet reklama.

Botuesit do të marrë 55% të të ardhurave nga reklama, e njëjta  përqindje e ofruar nga YouTube.

Ky veprim shënon një hap për Facebook, i cila deri më tani ka lejuar shfaqjen e reklamës para se videoje të fillojë.

Kompania ka qenë nën presion në rritje nga mediat dhe botuesit e videove.