BMW ka arritur një rekord shitjesh në vitin 2016

Auto&Tech January 11, 2017 - 14:57

Prodhuesi i makinave luksoze "BMW AG" kishte një rekord shitjesh në vitin 2016, me shpërndarjen prej 5.3 për qind më shumë automjete në saje të kontributit të linjës SUV, transmeton Zeri.info.

Shitjet e Grupit BMW janë rritur në 2,367,603 automjete të kësaj kompanie, që përveç markës BMW, ka edhe modelet Mini dhe Rolls-Royce. Tregjet e rëndësishme të saj janë në Kinë, ku shitjet u rritën me 11 për qind, si dhe në Evropë.

BMW ka shitur 2,003,359 automjete (+ 5.2 përqind), makina Mini 360,233 (+ 6.4 për qind), dhe 4,011 automjete Rolls-Royce. Kompania ka konfirmuar se kanë kërkesa të jashtëzakonshme për automjete sportive-terrenore (SUV), dhe gjithashtu rreth një e treta e automjeteve të shitura i përkasin versionit "X" të linjës së saj SUV, (644,922 njësi). Në SHBA, shitjet ranë me 10 për qind për shkak të "konkurrencës së jashtëzakonshme në treg", sipas BMW-së.

Kompania në fjalë ka shitur 62.000 automjete elektrike, dhe ka për qëllim të shesë 100,000 ekzemplarë të tillë gjatë këtij viti./ZERI