Mercedes-AMG GT C Coupe - (Foto)

Auto&Tech January 11, 2017 - 13:41

Mercedes ka shfrytëzuar rastin në panairin e automjete” NAIAS” në Detroit për të prezantuar para publikut një model të rinovuar dhe të zgjeruar të familjes Mercedes-AMG GT, transmeton Zeri.info.

Image

Kjo është megjithatë vetëm fillimi, pasi që këtë vit priten shumë risi me rastin e 50 vjetorit të AMG-së (përfshirë versionin R50). Në Detroit vëmendje kryesisht tërhoqi modeli Mercedes-AMG GT Coupe C, i cili është i pozicionuar në rangun sipër versionit S GT dhe poshtë versionit GT-R.

Image

Për fuqinë e tij kujdeset motori i tij 4.0 litërsh biturbo V8 me 410 kW / 550KF dhe 681 Nm, i kombinuar me marshin me shtatë shpejtësi dhe tufë të dyfishtë. Fabrika pohon se modeli në fjalë deri në 60 milje në orë (96 km / h) arrin përshpejtimin për 3.7 sekonda, dhe shpejtësi maksimale prej 315 km / h.

Image

Gjithashtu, makina ka një drejtues në rrotat e pasme, pezullimin adaptiv, LSD, dhe grilën e përparme Panamericana./ZERI

Image