Ja kur lansohet Galaxy S8

Auto&Tech December 08, 2016 - 21:55

Galaxy S8 i Samsung do të jetë celulari me ndryshimin më të madh në dizajn në historinë e kompanisë.

Celulari do të ketë një dizajn me ekran të plotë, që i bie se ekrani do të shtrihet në të gjitha skajet.

Megjithatë, për të evituar fatkeqësitë si me problemin e baterisë në Note 7, Samsung do ta shtyjë lansimin e celularit për të mundësuar kështu më shumë testim të tij, transmeton Gazeta Express.

Përderisa Samsung kishte pasur qëllim që ta lansonte S8 gjatë muajit mars, sipas Bloomberg lansimi do të shtyhet deri në prill.