Ja si ta fshihni opsionin 'seen' në Facebook (VIDEO)
Auto&Tech
December 08, 2016 - 10:05
Kur u prezantua opsioni “seen” në rrjetin social Facebook, shumë shfrytëzues ishin të zhgënjyer pasi që të gjithë kanë mundur të shihnin nëse i kanë parë mesazhet e marra.
Madje edhe kohën kur i kanë lexuar mesazhet.
Shfrytëzuesit e iPhone kanë rastin të fshijnë “seen” përmes telefonit të vet e nëse Facebook-un e përdorni përmes kompjuterit, kjo ka qenë e pamundur deri më tash.
Ekzistojnë disa aplikacione të ndryshme për përjashtim, e një nga më të popullarizuarit është Facebook Unseen.
Ky në thelb është ekstension për Google Chrome i cili i mundëson shfrytëzuesit që me dorë të caktojë cilat mesazhe i ka lexuar e cilat jo.