Ekspertët: Telefoni personal i Donald Trump rrezik i paparë për sigurinë kombëtare amerikane (Foto)

Auto&Tech November 29, 2016 - 10:10

Telefoni celular i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, përbën një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe aleatët e saj, sipas ekspertëve.

Analizimi i aktivitetit të Trumpit në rrjetet sociale dhe komenteve që ai dhe ndihmësit e tij kanë bërë në lidhje me telefonin e tij, tregojnë se Presidenti i zgjedhur është ende duke përdorur një celular të thjeshtë Android.

Specialistët thonë se Google është konsideruar gjerësisht i prekshëm për hakerat, të cilët mund të përdorin teknika të njohura për të ndërhyrë në të gjitha komunikimet e Trumpit në celular, duke përdorur “fiksimin” e tij për rrjetet sociale.

Ata mund të arrijnë të fotografojnë ambientin ku jeton, ta përgjojnë nëpërmjet mikrofonit të celularit dhe të analizojnë vendndodhjen dhe ushqimin, shkruan “The Telegraph”

Sulmuesit e sofistikuar mund të arrijnë ta bëjnë këtë me një mashtrim të thjeshtë, duke e bërë Trump të klikojë mbi një link me virus në Twitter nga telefoni i tij Android, transmeton syri.

Për të parandaluar një shkelje të tillë, Agjencia e Sigurisë Kombëtare i ka dhënë presidenti aktual, Barack Obama një telefon shumë me të sigurt, por nuk dihet nëse Trump do pranojë të përdorë një të tillë.

Image