Samsung Galaxy S8 vonohet për shkak të Note 7

Auto&Tech October 25, 2016 - 14:02

Samsung pritej të njoftonte debutimin e Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Edge në ngjarjen teknologjike Mobile World Congress në shkurt të 2017 mirëpo tani spekulohet se pajisjet mund të vonohen.

Gjiganti koreano-jugor është në proces të gjetjes së shkakut që Note 7 ka marrë flakë dhe në këtë mënyrë do të mund të vonohet me lansimin e Galaxy S8.

Sipas WSJ, Samsung është duke e vonuar zhvillimin e Galaxy S8 për dy javë pasi që po punon në problemin e Note 7.

Kjo mund të shkaktoj vonimin e lansimit të Galaxy S8 dhe S8 Edge dhe këto pajisje mund të mos jenë të gatshme për Mobile World Congress.

Si duket, Samsung dëshiron të sigurohet se lansimi i Galaxy S8 do të shkoj sa më mirë që mundet dhe nuk do të ketë problemet e njejta si Note 7.