Doni ta dini ku e keni të dashurën ose të dashurin? Merreni këtë aplikacion

Auto&Tech October 25, 2016 - 12:43

Kompania "Uber" e cila operon me teknologjinë e transportit, ka përditësuar aplikacionin e saj “Family Profiles”, duke i shtuar mundësinë për të gjurmuar individualisht personat, në grupin e të dashurve tuaj.

“Trip Tracker” u lejon përdoruesve që të kuptojnë lëvizjet nëpër qytet, në momentin që dikush nga grupi i familjarëve hipën në makinat “Uber car”.

Me anë të tij mund të zbulohet se cili është destinacioni dhe çfarë rruge po ndjek gjatë udhëtimit.

Sipas Uber, aplikacioni “Trip Tracker” ka si qëllim që t’u ofrojnë qetësinë familjarëve, nëse dikush nga të afërmit po udhëton vetëm nëpër qytet.

Por pas këtij aplikacioni, ata që janë shumë xheloz dhe të fiksuar pas partnerit të tyre, shikojnë mundësinë që të gjurmojnë lëvizjet e këtij të fundit.

Por edhe për këtë ka një rrugëdalje. Mund të përzgjidhet mundësia për të mos shfaqur llogarinë tuaj në këtë aplikacion. /Express/