Apple lëshon iOS 10.1 me një veçori të re

Auto&Tech October 24, 2016 - 21:42

Apple ka shtuar një veçori të re te kamera e iPhone 7 plus, për bërjen e fotografive në formatin portret.

Kjo veçori vie pasi që është bërë përditësimi i versionit me të ri të sistemit operativ iOS 10.1, të lëshuar sot gjatë ditës.

Përditësimi përfshin disa karakteristika të vogla si dhe janë eliminuar disa probleme me ngadalësim në versionin e kaluar të iOS 10.

Me kamerën e iPhone 7 plus, fotografitë portrete do të bëhen duke u shfrytëzuar të dy kamerat e telefonit, në mënyrë që prapavija e fotografisë të marrë pamje të turbullt të cilat do të duken sikur të janë fotografuar me kamerë të karakteristikave të larta. /Insajderi.com/