Nuk do ta besoni se cilën fjalë e shqipton të parën vajza e Mark Zuckerberg (FOTO)

Auto&Tech October 20, 2016 - 21:37

Që nga momenti që vajza e tij erdhi në jetë, Mark Zuckerberg ndan me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook të themeluar prej tij, pothuajse çdo moment të saj.

Kështu nuk kishte si të mungonte edhe një nga ngjarjet që emocionojnë më shumë zemrat e prindërve, fjala e parë e fëmijës së tyre.

Ashtu siç shkruan Mark në Facebook, Max, ende sot nuk ka belbëzuar fjalët që të gjithë presin “mama” apo “baba”, pasi fjala e saj e parë ka qenë pikërisht “qen”.

Sepse vogëlushja, thënë nga babai i Facebook-ut Zuckerberg, e admiron qenushin e shtëpisë të quajtur Beast. Në foton e publikuar vogëlushja thuajse një vjeçe, shfaqet duke përkëdhelur qenin.

Image
Image