Instagram vjen edhe me një tjetër risi (FOTO)

Auto&Tech October 19, 2016 - 18:14

Facebook ka përditësuar aplikacionin e tyre Instagram për Windows 10 për të mbështetur PC-të dhe tablet-ët.

Ju mund të shkarkoni versionin e ri që nga ky moment në Windows Store.

Në Prill të këtj vitit, kompania lançoi Instagram, Facebook dhe Facebook Messenger, për Platformën Universale Windows.

UWP lejon zhvilluesit të ndërtojn një aplikacion të vetëm i cili ndryshon bazuar në pajisjen e përdoruesve dhe madhësinë e ekranit.

Por Instagram ishte i limituar vetëm për pajisjet Windows 10 Mobile.

Image

Tani aplikacioni funksionon në Windows PC dhe tablet gjithashtu, duke ofruar Live Tile e cila ju shfaq fotot e reja si dhe njoftimet direkt nga “Home screen”.

Instagram fillimisht është ndërtuar si aplikacion për moblile, i cili është perfekt për të shkrepur, ngarkuar dhe parë foto. Por tashmë është rritur dhe më tepër duke qenë në dizpozicion për shumë pajisje dhe kjo falë Facebook.

Por siç është shënuar tek Instagram Help Center, ky përditësim vjen me një problem: “Mbani mend se pajisjet e tjera që funksionojn me Windows 10, ka mundësi të mos mbështesin karakteristika të ndryshme, si për shembull aftësinë për të shkepur apo ngarkuar foto dhe video”

Image

Për të qenë më të qartë, aplikacioni kërkon touchscreen dhe kamer para, kompjuteri juaj me një monitor të vjeterë dhe web cam nuk ju kryen punë.

Por nëse thjesht kërkoni të shfletoni Instagram në kompjuterin/tabletitn tuaj me Windows 10, tashmë është një aplikacion për këtë.