Dyshja e ‘Top Gear’, Hammond dhe Clarkson: Episodi për Shqipërinë më i miri (Video)

Auto&Tech September 29, 2016 - 13:40

Ish dyshja që kishte udhëhequr për 13 vite një prej emisioneve më të shikuara të automobilistikes në BBC “Top Gear”, Richard Hammond dhe Jeremy Clarkson kanë folur për episodet më të mira që kanë filmuar sa kanë udhëhequr këtë emision.

Pasi kanë përmendur filmin që kanë filmuar në Australi, Hammond ka thënë se i preferuari i tij mbetet ai që kishin xhiruar para 5 viteve në Shqipëri.  

Shikoni më poshtë videon ku dyshja flet për këtë gjë ndërsa më poshtë mund të gjeni edhe videon që “Top Gear” kishte realizuar në Shqipëri në vitin 2011./Zeri/