Audi RS4 dhe RS5 me motorin e Porsche Panamera-s

Auto&Tech September 29, 2016 - 11:36

Edhe një herë nga kompania “Audi” e konfirmuan se motori atmosferik 4.2 V8 shkon në pension. Megjithatë, Audi RS4 dhe RS5 nën kapakun e përparmë nuk do ta gostitin motorin 3.0 nga modelet S4 dhe S5, por motorin 2.9 V6 biturbo nga Porsche Panamera, transmeton “Zëri.info”.

Image

Ky motor tashmë kaloi nëpër llupën e inxhinierëve të “Audi”-s dhe ai do të vë në lëvizje modelet RS4 Avant, limuzinën RS4, RS5 Coupe dhe RS5 kabriolet si dhe atë R8, i cili në sallonet evropiane do të arrijë në gjysmën e dytë të vitit 2017.

Në Porsche Panamera motori 2.9 V6 biturbo i zhvillon 440 KF dhe 550 Nm, por sa do të jetë fuqia dhe momentet rrotulluese te Audi RS4 dhe RS5 ende nuk është bërë e ditur./(Zëri)