Ferrari GTC4 Lusso T: V8 biturbo

Auto&Tech September 27, 2016 - 11:47

Për t’ju ofruar një model më efikas blerësve të modeleve të tyre me katër ulëse, Ferrari ka prezantuar GTC4 Lusso T. Me 1740 kilogramët e tij, ai është për 50 kilogram më i lehtë se modeli pa shenjën T. 4 T nënkupton turbo, respektivisht motorin 3,9 litërsh biturbo V8 nga modeli 488 GTB, transmeton Zeri.info.

Image

Pra në krahasim me modelin standard Lusso, nuk e ka motorin 6,2 litërsh V12 atmosferik, por as tërheqjen me 4 rrota.  Kështu, 610 kuaj fuqitë e këtij motori dhe rrotullimet 760 Nm përmes marshit me 7 shpejtësi, i kalon në rrotat e pasme.

Image

Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h, zgjat 3.5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 320 km/h. Edhe harxhimet edhe emetimet CO2 janë më të vogla, prandaj GTC4 Lusso T harxhon 11.6 l/100 km, në vend të 15.6 litra, ndërsa CO2 është 265 në vend të 350 gram për km.

Image

Sa i përket çmimit, ende nuk ka konfirmim zyrtar, por do të sillet në rreth 300 mijë euro. Në pamje të jashtme, është vështirë të dallosh versionin e thjeshtë T të Ferrari GTC4 Lusso, derisa në brendësi risi është sistemi më i ri Infotainment me ekran të madh 10.25 inç i ndjeshëm në prekje i cili mbështet teknologjinë Apple CarPlay.

Image

Ky model do të debutoj në panarin e veturave në Paris./ZERI