Apple përgatitet të blejë këtë markë të veturave

Auto&Tech September 26, 2016 - 19:20

Sipas shumë burimeve, gjigandi amerikan Apple është duke u përgatitur për një blerje të prodhuesit anglez të super-makinave McLaren.

Lajmi doli së pari në Financial Times, por që është mohuar nga të dyja palët. TechSot.Al raporton se planet e Apple për të blerë McLaren kanë filluar para disa muajsh.

McLaren njihet më shumë për skuadrën e garave në Formula 1, dhe para disa kohësh përfliteshe për një blerë të gjithë ligës garuese nga Apple.

LEXO EDHE: Kujdes kur bisedoni me Viber, këtë të keqe të tij kurrë nuk e keni ditur

Vitet e fundit McLaren është interesuar më së shumti në prodhimin e një makine garuese hibride, që mendohet të ketë çuar edhe në interesimin nga Apple, shkruan TechSot.Al.

Kjo e fundit ka blerë shumë kompani të ndryshme që kanë të bëjnë me prodhimin e makinave, veçanërisht ato vetë-ngasëse.

Është zbuluar se kjo shitje mund të bëhet rreth 1.3 dhe 2 miliardë USD, n.q.s ajo do të ndodhte.