Apple lëshon iOS 9.3.5 për iPhone, iPad dhe iPod Touch

Auto&Tech August 25, 2016 - 21:08

Apple ka lëshuar sot iOS 9.3.5 për iPhone, iPad dhe iPod touch.

Versioni më i ri i sistemit operativ mobil të Apple'it mbyll një vrimë serioze në aspektin e sigurisë, që rrezikonte kontaktet, mesazhet, thirrjet dhe emailat, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE: Ja çfarë të dhënash ka Facebook për secilin nga ne

iOS 9.3.5 përshkruhet nga Apple si një përditësim i rëndësishëm për sigurinë dhe i rekomandohet të gjithë përdoruesve që kanë pajisje me iOS 9.