Zbulohet data e prezantimit dhe daljes në treg të iPhone 7 nga Apple

Auto&Tech August 17, 2016 - 11:44

Me datë 7 Shtator, Apple do të prezantoj prurjet e reja teknologjike nga MacBook Pro dhe modelin e ri të Apple Watch.

Në këtë datë do të prezantohet edhe iPhone 7, transmeton Express.

Sipas Bloomberg Technology dhe specialistit të Apple, Mark Gurman ka zëra brenda kompanisë se data 7 Shtator është përcaktuar si data e prezantimit të produkteve të reja nga gjiganti i teknologjisë në Kalifroni.

LEXO EDHE: Gjashtë gjërat interesante që mund t'i bëni me telefonin tuaj

Kjo datë përshtatet me traditën e Apple të cilët organizojnë këto ngjarje ditëve të Mërkure në muajin Shtator.

Para porositë për këto produkte do të fillojnë nga data 9 Shtator.