iPhone-it të ri i mungon një pjesë shumë e rëndësishme!

Auto&Tech July 27, 2016 - 14:03

Apple duhet të jetë kompania më tekanjoze.

Pak ditë mungojnë që të dalë në treg i Phone 7, dhe publikimi i një detaji i ka bërë njerëzit të nervozohen me prodhuesit.

iPhone 7 nuk do të ketë vend për kufje.

Dhe kjo natyrisht, nënkupton kosto të reja për ata që duan të kenë këtë iPhone dhe të dëgjojnë muzikë me të.

Fotot e publikuara në mënyrë pirate të iPhone-it të ri tregojnë se ky model nuk e ka vrimën 3-milimetërshe për ta lidhur telefonin me kufje.

 Kjo do të thotë se Apple ka ndërmend të shesë një tjetër produkt, përveç telefonit.

LEXO EDHE: Shqiptaro-amerikani lanson produktin inovativ HELLO, tejkalon të gjitha pritjet

Nëse doni të dëgjoni muzikë, flisni apo shikoni video në ambjente publike me iPhone 7-ën, duhet patjetër të blini kufjet Wireless të Apple.

Siç duket, Apple ka ndërmend që të ndryshojë mënyrën e prodhimit të kufjeve, për të nxjerrë në përdorim masivisht kufjet wireless. 

Por ndoshta, si shumë mangësi të tjera të Apple që i kanë bërë njerëzit konfuzë në fillim, edhe me këtë do të përshtatemi shpejt.