Yahoo do të shitet për 4.83 miliardë dollarë

Auto&Tech July 25, 2016 - 19:20

Kompania Verizon do e blejë “Yahoo” për 4.83 miliardë dollarë, duke i dhënë fund kështu një epoke për një kompani që dikur e definonte internetin, shkruan Associated Press.

Lajmi për shitjen është raportuar të hënën, duke u bërë kështu shitja e dytë që Verizon e siguron të një kompanie të madhe që tani është në rënie e sipër.

LEXO EDHE: Evio , udhëzues informativ për ngjarje

Vitin e kaluar Verizon e bleu "AOL" për 4.4 miliardë dollarë.

Marrëveshja pritet të finalizohet në çerekun e parë të vitit 2017. /rel/