Evio , udhëzues informativ për ngjarje

Auto&Tech July 25, 2016 - 11:04

Evio është një aplikacion celulari i cili është në dispozicion falas për sistemet operative iOS dhe Android që u ofron përdoruesve një mënyrë të shpejtë për të gjetur ngjarje interesante dhe vendndodhjen e tyre, nëpërmjet Facebook-ut

Sprigs kompani, holandezo-kosovare e njohur për shërbimet e tyre efikase në zhvillimin e softuerit veçanërisht në tregun holandez, ka vënë një produkt të vetin në tregun e aplikacioneve, transmeton zeri.info

 "Është shumë e vështirë për të nisur një produkt tuajin kur ne punojmë në industrinë e outsourcing. Ju dueht të gjeni ekuilibrin e duhur në mes të klientit dhe vetës tuaj, dhe gjithashtu të siguroheni që ju të keni një afat në mendje ", thotë Bardhyl Fejzullahu, Partner Menaxhues në Sprigs.

Evio gjen ngjarjet më të afërta bazuar në lokacionin e përdoruesit dhe gjithashtu i jep mundësinë për të ndjekur ngjarjet në qytete të tjera.

 "Le të themi se ju jeni në Amsterdam, por udhëtoni në Ballkan dhe anasjelltas dhe ju nuk doni të humbisni ngjarjet që ndodhin përreth jush. Ju vetëm i shtoni qytetet që dëshironi për të ndjekur, p.sh. Prishtinën, Shkupin, Tiranën dhe të tjerat dhe pastaj atëherë ju vetëm klikoni në atë qytet dhe për të marrë informacion në lidhje me ngjarjet aktuale dhe të ardhshme ", shpjegon Bardhyli. //ZËRI