Iphone juaj mund të hakohet shumë lehtë nëse…

Auto&Tech July 24, 2016 - 13:58

Të gjithë të qëndrojnë të qetë, por miliona Iphone, Ipad dhe Ipod mund të hakohen çdo ditë, në çdo moment.

Për fat të mirë, ka një arsye të thjeshtë pse Iphone juaj mund të jetë viktimë e ndonjë sulmi nga hakerët dhe është e lehtë mënyra si të mbrohemi nga këto sulme, përcjell lajmi.net

Të gjithë përdoruesit e paisjeve të sistemit iOS duhen që të dalin në sistemin e fundit të përditësuar (iOS 9.3.3), ngase problemi është identifikuar tek përditësimi i mëhershëm (iOS 9.3.2).

LEXO EDHE: Nga Londra në New York për 11 minuta (Video)

Pra, paisjet të cilat janë ende me sistem iOS 9.3.2 bëjnë mirë sikur të dalin një shkallë më lartë në përditësimin e fundit nga Apple.

Sulmuesit vetëm nepërmjet qasjes më të thjeshtë në ndonjë mesazh mund të marrin gjithçka nga telefoni juaj dhe numri i paisjeve të prekura sipas ekspertëve të sigurimit është “i rëndësishëm”, për t’u alarmuar.

Por, ajo që duhet të bëni ju është e thjeshtë, të ngarkoni sistemin iOS 9.3.3./lajmi.net