Kronika e zezë

Ballina / Kronika e zezë / Kronika e zezë
Aktakuzë kundër Ramadan Mujës
Publikuar: 27.02.2013 - 16:09

Një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë për korrupsion në Gjykatën Themelore të Prizrenit kundër Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të Komunës së Prizrenit.

Kështu ka njoftuar misioni evropian për sundimin e ligjit përmes një komunikate.

"Prokurori i ka ngritur akuzat kundër të pandehurve Ramadan Muja, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi".

"Ramadan Muja akuzohet në katër pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. Minir Krasniqi akuzohet në dy pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. Kadri Ukimeri, Avni Ademaj, Sadik Paçarizi dhe Abdullah Tejeci akuzohen secili në një pikë të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit".

Rasti përfshin pretendime për shfrytëzimin dhe përfitimin e kundërligjshëm nga toka që i takon Komunës së Prizrenit dhe vepra të tjera që kanë rezultuar me shkeljen e rëndë të drejtave të një numri të paditësve në konteste civile, thuhet në komunikatë./Zëri/


Komento
Komente (16)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
A edhe ti o flliqe a
Niki
rekomanduar (0)
06 Mar 2013
07:56
 
Nuk ka njerez te ndershem dhe te pandershem, por hajna te vegjel dhe hajna te MEDHENJ.
Hajni i pulave
rekomanduar (0)
02 Mar 2013
08:57
 
E Sadik paqarizi shko merre rryshfet te turku i fabrikes qokolladave e qoja shefit Ramadanit, ashtu jeni mesuar ju, me doren e juaj ju nuk merrni asgje, se vetem burgun e keni hallall.
Goni
rekomanduar (2)
28 Feb 2013
11:56
 
ah nanen se me jav dhan krejtve kah 20 vite burg skishin ba ma keshtu me vjedh zoti ka me ju vra edhe ma shum se ligji oooo majmuna e kosoves
enver
rekomanduar (4)
28 Feb 2013
09:51
 
(vazhdim).Sot e degjuat ne KTV se si eshte krijue telenovela "Nikita" ne 3W/ NET,ku me ndihmen e CIA-s,likuidohet zav.kryeminstri i ashtuquajtur Beqiraj nga Medy Kju.Kjo eshte kompromitim i radhes se Kosoves qe doren ne zemer,inspiracion kane qene akuzat qe e ngarkojne kete Qeveri,ani pse ketu munde te kete zbukurime,adaptime,sinkronizime etje,por nuk eshte pa gja.Se kush,si nga u financue kjo telenovel qe deri tani thuhet se e kane shikue mni 4 milion njerz ne SHBA e cila po transmetohet edhe ne Europe posaqerishte ne Angli.Ku eshte populli?
1244Kosovo*
rekomanduar (0)
28 Feb 2013
01:52
 
PDK=Krim,korrupcion e tradheti."Voto per PDK-ne,voto per kete qe eveka ne fillim.Si munden me qendrue nenpushtet me krejte keto afera?Me perkrahjen e Europes dhe SHBA-ve.Pse?Sepse ju duhen me i krye punet me Serbine.E pastaj?Nese behen ndryshime,bjene Qeveria kriminele e hajne,athere do te gjykohen sipas veprave.Por,se pari duhet me jau marr pasaportat e rregulla dhe ato diplomatike.Te sigurohen kufijte qe mos te ikun dhe ne funde :Interpol e Europol te jene ne gjendje gadishmeria.Ja,kush eshtebduke udhehequr me Kosoven.Por,mos te presim qe dikush ti largoje,po qe se kete nuk e bene populli.Demonstratat ndaj hajnive te KEK-ut,eshte nji moment i volitshem qe keta hajna e kriminle te largohen e te shpetoje Kosova.Zoti Surroi sot ne "Koha Ditore"e ka nje veshtrim analitik shume domethenes dhe i vertete.Prandaj,kjo Qeveri po e rrene popullin haptas dhe po punone pas shpindes se tije.Kush e ka ndigue deklaraten e Daciqit,e kupton se qka dhe si po "merren vesh"keta te dynkriminel.
1244Kosovo*
rekomanduar (0)
28 Feb 2013
01:44
 
korrupsioni eshte ne nivel e siper psh.kisha e udheheq shatervanin,shiten fabrikat me gjepa te shkyer dhe vidhen votat siq i zbulon Jakup Krasniqi po ...
xhabir
rekomanduar (3)
27 Feb 2013
23:55
 
shpresoj qe te japin llogari sepse tash e tutje kush vjen ne keto poste duhet te mendon 2 here e mos tju vie fundi si Gadafit, sa i perket Mujes a don me i mar ne varr parat apo ku ka me i dergu tjeter :))
prizreni
rekomanduar (2)
27 Feb 2013
23:47
 
Kush tumin mbeti i padyshuar, i pa akuzuar, i pakorrupcionuar. Shtet i mbrapshtë Vjedhin njerëzit që marrin paga të majme nga buxheti i fukarave.
Halori
rekomanduar (3)
27 Feb 2013
22:02
 
E punesoi tere familjen e farefisin e vet, ndersa kurre nuk mendoi per te varferit ne mesin e te cileve ka edhe kuadro profesionale, por qe per shkak te tij nuk mund te gjejne kurre pune. E, per çfare matufi si ky ka nevoje Prizreni?!
KxhV
rekomanduar (2)
27 Feb 2013
21:23
 
MAZAMAKEQ NE KET MOSH FAQEZIU ME U MARR ME PROKURORI E ME EULEX. SDI QYSH PO KA FTYRE MORE. A KA KY NJERI FAMILJE QYSH MUNDET KESHTU 70 E KUSUR VJET . O ZOT O ZOT
ISH PDK
rekomanduar (5)
27 Feb 2013
19:34
 
Shiqone qfar fytyre senille-Sot ne ket mosh me vjedh. Kurr ne historin e shqipatrve nuk ka qen hajnija ne trend si sot,Athua qka esht me ket milet shqiptarhone?Vall a mos jan que pesh he kryet e vet e hongshin.bre....S mbet kryetar komune pa u marr me keqperdorime,perveq Isa Mustafes.Kosova esht shtet i deshtuar.shtet turpi.Mjer vatni,mjer mileti,pa kurfar perspektive ne ket shtet mafioz.
dreni
rekomanduar (8)
27 Feb 2013
18:21
 
Nuk paskan pi mjaftueshëm ujë nga qeshmja e shadërvanit.Thuhet se pirja e ujit për 40 vite me radhë do ta bën njeriun prizrenali dhe insan,por si shihet badihava,ndoshta klori i ka fajet...
yzil prizren
rekomanduar (5)
27 Feb 2013
18:18
 
A i erdhi fatura te dera? Pakes eshte vonuar por ska gje. E Ramo, Ramo, ku t' hangri dreqi e u rrase ku s duhet. Duhet te japish llogari.
Bali Katravella
rekomanduar (8)
27 Feb 2013
17:09
 
Aktakuze ka edhe Bajram Mulaku kryetar i komunes se Vushtrris dhe proces gjyqesor po mbahet. Sa kryetar komunash me aktakuza, cka eshte kjo pune...a eshte fushat kunder kryetarve te komunave a cka?
Dervishi
rekomanduar (6)
27 Feb 2013
16:46
 
eshte i pafajshem, deri sa gjykata nuk vendos ndryshe. kur gjykata vendos qe eshte i fajshem, atehere kushtetuesja e kthen landen pas ne rigjykim. nese ndodhe qe perseri shpallet i pafajshem, atehere ik dikund ne Litvani, deri sa te emnohen gjykatesit apolitik.
izet
rekomanduar (8)
27 Feb 2013
16:31
 
Me shume nga Kronika e zezë
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51