Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Kthehet hendbolli
Publikuar: 23.02.2013 - 11:13

Fundjava do të sjellë vazhdimin e garave në Superligën e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve. Treshja e parë në tabelë nuk  do ta ketë të vështirë  të arkëtojnë pikët e reja.

Prishtina do të jetë mysafire i Drenicës në Malishevë (e shtunë, 13:00), ndërkohë që Besa Famiglian e pret ballafaqimi me Vjosën në Pejë (e diel 17:00). Kosova e Vushtrrisë do të udhëtojë në Pejë, ku do të ndeshet me Deçanin (e diel, 13:00).

Ekipi prishtinas është i vetmi që nuk ka pësuar humbje deri më tashti, me një bilanc prej 10 fitoreve dhe 1 barazimi. Çiftet e tjera të javës së 12-të janë:  Trepça – Samadrexha, Kastrioti – Zhegra dhe Vëllaznimi – Drita.

 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti