Sporti

Ballina / Sporti / Ndërkombëtare
Yjet që “shuhen” këtë javë
Publikuar: 19.05.2013 - 12:15

Sir Alex Ferguson nuk do të jetë i vetmi që do të pensionohet në përfundim të këtij stinori, megjithëse ishte një ndër largimet më të bujshme, jo vetëm në futbollin anglez, por edhe në atë botëror. Ndeshjet e fundit në Premierligë që do të zhvillohen sot do të jenë të fundit edhe për disa futbollistë të cilët kanë dhënë shumë gjatë karrierës së tyre.

Emrat si ata të Paul Scholes, Michael Oëen, Phill Neville, Jamie Carragher e edhe David Beckham, si një ish futbollist i Premierligës, që kanë dhënë shumë për futbollin gjatë karrierës së tyre,do të kenë paraqitjet e tyre të fundit në karrierë si futbollist. Për Sir Alex Fergusonin ndeshja e të dielës ndaj Ëest Bromich Albonit do të jetë e 1.500 si trajner i Manchester United, pas më shumë se dy dekadave në krye të “djajve të kuq” dhe dhjetëra titujve të fituar brenda dhe jashtë Anglisë. Megjithatë bossi u ka bërë thirrje lojtarëve që të mos shpërqendrohen nga emocionet dhe ti dhurojnë atij një largim madhështor, ashtu siq edhe kishte filluar me ekipin nga Old Trafford.

“Ne duhet ta fitojmë ndeshjen të dielën. Ne fituam ndeshjen e kaluar në shtëpi dhe sigurisht që nuk dua ta humbas ndeshjen e fundit si trajner”, ka thënë Ferguson. Së bashku me “plakun” futbollin do ta lë edhe një ndër futbollistët më të mirë që ka prodhuar Fergusoni, Paul Scholes, një legjendë tjetër e Manchester United.. Ndërkohë në “Anfield Road”, tifozët e Liverpoolit janë duke u përgatitur që t’i japin lamtumirën e fundit futbollistit të tyre me 737 paraqitje Jamie Carragher në takimin ndaj QPR. “Mendova se ishte koha e duhur. Më vjen mirë që njerëzit mendojnë se kam kontribuar për këtë klub”, ka thënë Carragher.

Një tjetër legjendë angleze që do të var këpucët këtë javë është sulmuesi i Stoke City, Michael Oëen, i cili e kishte paralajmëruar qysh herët këtë gjë. Edhe kapiteni i Evertonit, Phil Neville do t’i jap fund karrierës së tij këtë javë. Ndërkohë befasia ka ardhur vetëm dy ditë më parë kur një nga futbollistët më të famshëm në botë, David Beckham paralajmëroi se ky është viti i fundit që ai do të luajë futboll.

“Gjatë këtyre viteve kur kam parë futbollist duke u pensionuar dhe i kam pyetur përse. Ata gjithmonë më kanë thënë se do ta dish vet kur të vij koha. Unë mendoj se tani më ka ardhur edhe mua koha dhe jam i gatshëm të shkëputëm nga futbolli aktiv. Është vendim shumë i vështirë pasi që ndihem se mund të luaj ende. Mirëpo gjithmonë ka një fund dhe për mua është ky, kur thuajse kam arritur çdo gjë që kam dëshiruar”, ka thënë David Beckham.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti