Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Mesopotamia, djepi i qytetërimit
Publikuar: 12.03.2013 - 09:51

Mesopotamia është emri me të cilinnjihet zona e Lindjes së Afërme, që shtrihej mes tokave pjellore përreth lumenjve Tigri dhe Eufrat, pikërisht në kufijtë e Irakut të sotëm, dhe Sirisë lindore.

Qytetërimet e para të lashta në Mesopotami u zhvilluan rreth 6.000 vjet më parë. Shkrimet mesopotame janë ndër më të lashtat të njohura deri më sot në botë, duke e bërë Mesopotaminë “djepin e qytetërimit”.

Sipas një teze sumerët ishin të parët, që krijuan një nga sistemet e para të shkrimit në historinë e njerëzimit.

Qytetërimet më të rëndësishme të Mesopotamisë ishin sumerët (3500 p.e.r - 2000 p.e.r.), babilonët (1800 p.e.r - 539 p.e.r.), dhe asirët (1350 p.e.r. - 612 p.e.r.) Në Mesopotami lindën edhe perandoritë e para, dhe ndërtimet e para monumentale.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz