Zip

Ballina / Zip / Yjet
Shqiptarja që kujdeset për pamjen e yjeve të Hollivudit
Kastriote Bajrami Publikuar: 26.09.2013 - 08:34

Modelja dhe parukierja Linda Nikolla po arrin të fitoj mjaftë shumë nga këto dy profesione. Ajo brenda një viti ka arritur të fitoj rreth 100 mijë franga zvicerane vetëm nga puna e parukierisë. Ndërkaq tani e presin edhe më shumë befasi, ngase për herë të parë një parukiere shqiptare lidhë kontratën me vlerë prej 10 mijë eurosh me një festival filmi në Zvicër.

“Jam mjaftë e kënaqur që për herë të parë kam bërë një kontratë me festivalin e filmit ‘Filme Nach Reihe’ që do të mbahet në Zvicër. Kam kënaqësinë që do t’i rregulloj yjet e njohur hollivudian të cilët do të sfilojnë në tepihun e kuq”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Pas kësaj pune e cila do të zgjasë për pesë ditë, Linda do të jetë e angazhuar edhe në kompaninë “Swarovski” e cila do të organizoj një shou për të prezantuar koleksionet më të reja për vitin 2014. Linda krahas punës si parukiere, vazhdon angazhimet e saj edhe në fushën e modës duke thënë se kohëve të fundit është përqendruar vetëm në ofertat që i sjellin shuma më të mëdha të të hollave.

“Nuk ia vlen të merresh me modelim dhe të mos paguhesh mirë. Prandaj unë kohëve të fundit jam duke i shikuar vetëm ofertat që më sjellin të mira materiale, ndërkaq sa i përket punës si parukiere jam shumë e kënaqur sepse është një profesion që të sjellë mjaftë shumë të mira materiale”, thekson ajo.

Linda gjatë muajit maj do të jetë në “World Cup” që do të mbahet në Frankfurt. Ndërkaq sa i përket jetës private, ajo vazhdon të jetë shumë e lumtur me Kacin me të cilin është lidhur para shumë vitesh. “Kaci ma përmbushë ëndrrën në dashuri, është njeriu i zemrës sime pa të cilin nuk mundem”, shprehet në fund ajo.


Komento
Komente (5)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Ky person duket sikurse djale qe mundohet te duket si femer = transvesit, bukuria origjinale ka vlefte e ajo artificiale me ben te vjelli. Varferia kulturore nuk zevendesohet me pasurin ekonomike.
Pordha e Dreqit
rekomanduar (0)
27 Sep 2013
10:03
 
Juve komentuesve te meparshem nuk e di qka po ju pengon kjo qika boll profesionin e mire e paska, qajo postjerja ose edhe qato profesionet tjera qe i permendet edhe qe koka interesant garant nuk i fitojn 100.000 franga ne vit, kjo edhe nuk lodhet fort edhe bon qef, zoti ja ka dhen kete talent edhe e shfrytezon se edhe kjo eshte nje lloj arti, edhe paska bere disa kontrata me kompani te rendesi, ma mire me shkru per keta njerez sesa per Bleonen, Adelinen, Genten, Noren etj se asnje lidhje me kry nuk e kan (nuk shef, as nuk ndegjon asgje prej tyre perveq amoralitetit) e kur shkrujn per to e hupni vete tu i shiku fotot.
besa
rekomanduar (1)
26 Sep 2013
17:08
 
Nje ish dashnore imja ishte kandidate per Missin Norwegjez dhe punonte si automekanike te automobilave apo siq thoni ju qisto ship KERREVE, dhe ishte nje bukuroshe qe meshkojt enderonin me sy hapur. Eshte interesant me keto vajzat nga KosovO ose jane kengetare pa breke ose diqka te tilla por me profesione te llojllojshme si ketu ne Norvegji si p.sh.; automekanike, postiere, drejtuese e autobusit, trenit, minatore, drejtuese e pirunjerit apo qisto ship VILJUSHKARIT, zjarfikese etj,etj thuase mungojne totalishte apo ndoshta gazetaret e Zerit nuk jane te interesuar te shkruajne per keto se spaskan vlefte por me u shminkat qenka nje SENZACION i madhhhhhheeeeee......
Vikingi me plis
rekomanduar (2)
26 Sep 2013
11:45
 
Edhe ktu pajtohem me Faktin. Si duket, te koka qu ofensive me komente ky djali, amo, pernime, mire e ka.
Agimi (Origjinali)
rekomanduar (2)
26 Sep 2013
11:08
 
Artikujt dhe fotot e tilla reklamojne prostitucionin made in KosovO, nuk mundeni nen ZIP te shkruani per ndonje vajze qe ka profesion JO te zakonshem dhe te moralshem. Me 1982 isha ne Vipava te Sllovenise dhe pashe nje grua Sllovene ne moshen 50-55 vjeqare me uniforme te postieres dhe duke ngare biqikleten, kjo ishte senzacion i madh per mua dhe Shqiptaret e tjere se ne KosovO atehere e as tani me 2013 nuk shef gra te kesaj moshe me uniforme te postieres dhe duke ngare biqikleten por te tilla ne jelek shef kudo. Siq duket ju gazetaret nuk jeni fare kreativ.
Fakti
rekomanduar (7)
26 Sep 2013
09:35
 
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51