Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Të gjitha që lidhen me ekologjinë
Publikuar: 08.09.2013 - 09:35

Ekologjia është shkenca qe studion ligjet e marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet gjallesave dhe mjedisit ku ato jetojnë. Faktorët ekologjikë (elementë të mjedisit) janë abiotikët dhe biotikët. Ekologjia përfshinë edhe ekosistemet.

Ekosistemi është çdo bashkësi e formuar nga gjallesat dhe mjedisi abiotik, që kanë ndërmjet tyre bashkëveprim e lidhje të ndërsjella. Biocenozë është tërësia e individëve të llojeve të ndryshme që bëjnë pjesë në ekosistem. Biotop është mjedisi ku jeton biocenoza. Rrjetat ushqimore janë zinxhirët ushqimorë paralelë ose të gërshetuar në biocenozat natyrore.

Zinxhirët ushqimorë nga ana e tyre përfaqësojnë një seri gjallesash (tri nivele trofike: prodhues, konsumator, dekompozues), ku çdo organizëm (hallkë) shërben si ushqim për hallkën pasardhëse. Llojet e piramidave ekologjike janë: Piramidat e numrit të individëve, piramidat e biomasave (masa e lëndës së gjallë), piramidat e energjisë (sasia e energjisë që zotëron biomasa e çdo niveli).

Cikël bio-gjeokimik quhet cikli që bëjnë të gjitha elementët kimikë (që gjenden në gjallesa) si Azoti, Fosfori etj, nga mjedisi fizik në gjallesa dhe anasjelltas. Komunitetet (bashkësitë) përbëjnë dy ose më shumë popullata të llojeve të ndryshme që jetojnë në të njëjtin territor gjeografik të dhënë dhe kanë lidhje te ngushta ndërmjet tyre. Habitat quhet vendi fizik në mjedis ku jeton një bime ose një kafshë.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz