Kronika e zezë

Ballina / Kronika e zezë / Kronika e zezë
Vrasje e mistershme e Kelmendit!
Selvije Bajrami & Enver Ulaj Publikuar: 07.03.2013 - 06:54

Kreshnik Haxhiaj dhe Ardian Kollmaka në vitin 2006 nga Shqipëria, ia kishin mësyrë Kosovës për të gjetur punë. Kishin rastisur në Shefqet Kelmendin nga Peja. Ky i fundit ua kishte dhënë një punë gogja të vështirë. Ua kishte dhënë 5 mijë euro që ta vrisnin një person në qytetin e Pejës, që asokohe voziste makinën “BMW” me targa të huaja.

Dy se shtetasit e Shqipërisë nuk kishin arritur të kryenin vrasjen e porositur, por gabimisht më 20 gusht të vitit 2006, kishin vrarë në Bajicë të Istogut, Jakup Osmanajn, ndërsa kishin plagosur Ali Bicajn.

Së paku kështu kishin treguar në polici në vjeshtën e 2006-tes dy shtetasit e Shqipërisë, të cilët për krimin e kryer në Kosovë, tashmë gjenden në arrati dhe si të tillë për ta ekziston urdhërarrest ndërkombëtar.

Duke qenë në arrati dy të akuzuarit kryesorë, gjyqësori në vend kishte ndarë rastin duke lëshuar kështu urdhërarrest për të dyshuarit për vrasje, ndërsa kishte ngritur aktakuzë për Shefqet Kelmendin (51) dhe dy djemtë e tij Xhevdet dhe Valdet Kelmendin.

Prokuroria Speciale kësisoji kishte ngritur aktakuzë për babanë dhe dy të bijtë, të cilët i kishte akuzuar për bashkim kriminal lidhur me veprën penale të vrasjes së rëndë dhe veprën penale të mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.

Duke pasur si dëshmi të vetme deklaratat e dy shtetasve të Shqipërisë, Gjykata e Qarkut në Pejë, përkatësisht kolegji i përbërë nga gjykatësi i EULEX-it, Ingo Risch dhe dy gjykatësit vendorë Lumturie Muhaxheri dhe Gëzim Pozhegu, kishte nxjerrë aktvendim lirues për tre të akuzuarit. I pakënaqur me këtë vendim, prokurori special në shtator të vitit të kaluar kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë.

Teksa Gjykata Supreme ende nuk ka nxjerrë vendim përkitazi me këtë ankesë nëse lëndën do ta kthejë në rigjykim apo do të vërtetojë aktvendimin lirues, të martën në mbrëmje rreth orës 22.00, Shefqet Kelmendi është vrarë në qendër të Pejës.

 Vrasje pas vrasje

Policia e Pejës ka bërë me dije se rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi” në Pejë.

Policia në vendin e ngjarjes kishte gjetur makinën “Golf” në të cilën ishte gjendur i ndjeri teksa është qëlluar me një armë, që jozyrtarisht është thënë të jetë kallashnikov. Ndërsa, i ndjeri para se të arrinte policia ishte dërguar në Emergjencën e Pejës, ku disa minuta më vonë është konstatuar vdekja e tij.

“Sapo janë informuar që ka ndodhur një incident, efektivët policorë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar rastin se një person është plagosur me armë zjarri. Njësitet përkatëse të hetimeve në nivel lokal dhe rajonal kanë kryer të gjitha veprimet përkatëse në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet tjera operativo-hetimore”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës në Pejë, Xhevat Ibra.

Ai ka njoftuar se policia edhe gjatë së mërkurës ka dalë në vendngjarje për mbledhjen e provave por ende nuk ka ndonjë të dyshuar.  “Policia është duke hulumtuar në disa pista të mundshme”, thotë zëdhënësi i policisë së Pejës, duke konfirmuar faktin se i ndjeri ka qenë i njohur për policinë si person që ka pasur probleme edhe në të kaluarën.

Asnjë informatë tjetër nuk është dhënë nga policia në Pejë, me arsyetimin se mund të shkatërrohen hetimet.

Por, jozyrtarsht gazeta ka mësuar se tashmë i ndjeri Shefqet Kelmendi për vite të tëra të pasluftës u ka shpëtuar sulmeve të ndryshme që kanë qenë të drejtuara ndaj tij dhe familjarëve të tij. Si rezultat i këtyre sulmeve, në tre vjetët e fundit, kanë ndodhur një seri vrasjesh në Pejë e rrethinë. Para disa vitesh, në një sulm të tillë mësohet se kishte pësuar djali i Shefqet Kelmendit, Valoni, ndërsa një shpërthim që kishte ngjarë afër shtëpisë së tij, kishte rezultuar me vdekjen e vajzës së Shefqet Kelmendit.

Por, pavarësisht këtyre vrasjeve, asnjë nga to nuk ka marrë epilogun nga gjykata e madje asnjë person nuk është i arrestuar për këto raste.

Gazeta gjatë së mërkurës ka tentuar që të mbledhë informacione në misionin EULEX dhe te prokurorët vendës përkitazi me këto raste, por organet e drejtësisë nuk kanë dhënë informacione, me arsyetimin se ka raste që janë nën hetime e të tilla që janë mbyllur në mungesë provash.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka bërë me dije se një aktvendim lirues i gjykatës së shkallës së parë ekziston për tashmë të ndjerin Shefqet Krasniqi dhe dy persona të tjerë dhe sipas tij, prokurori e ka apeluar të njëjtin, por Supremja ende nuk ka marrë vendim.

 Vrasje gabimisht

 Sipas aktgjykimit të shpallur nga Gjykata e dikurshme e Qarkut në Pejë, një kopje të të cilit e posedon gazeta, Shefqet Kelmendi dhe dy djemtë e tij, janë të pafajshëm për shkak se nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë paguar për t’u kryer një vrasje në Pejë, në vitin 2006.

“Më datën 7 Maj 2007, Zyra e Prokurorisë Speciale në Prishtinë ka parashtruar një aktakuzë ndaj Kreshnik Haxhijat, Ardian Kolmakut, Shefqet Kelmendit, Xhevdet Kelmendit dhe Valdet Kelmendit për veprat penale të bashkimit kriminal në lidhshmëri me veprën penale të vrasjes së rëndë dhe veprës penale të posedimit të paautorizuar të armëve”, thuhet mes të tjerash në këtë aktvendim.

Kjo aktakuzë ishte konfirmuar dhe si i tillë gjykimi kishte nisur në fund të 2007-tës. Më 18 dhjetor 2007 ishte shpallur aktgjykimi duke i liruar të gjithë të pandehurit që kishin qenë të akuzuar. Dy shtetasit e Shqipërisë që tashmë gjenden në arrati, ishin dënuar me nga një vit e katër muaj për veprën penale të mbajtjes së paautorizuar të armëve. Ndaj këtij vendimi dhe teksa të gjithë të pandehurit gjendeshin në liri, prokurori i rastit kishte paraqitur ankesë dhe më 27 tetor të vitit 2001, Gjykata Supreme kishte urdhëruar rigjykim për personat që i akuzonte se kanë vrarë Jakup Osmanajn, ndërsa kishin plagosur Ali Bicajn në gusht të 2006-tës.

Kur lënda ishte kthyer në rigjykim, dy të akuzuarit kryesorë janë gjendur në arrati dhe si të tillë të paarritshëm për juridiksionin vendës. Mbi këtë bazë gjithnjë sipas aktgjykimit, ishte ndarë edhe lënda e të akuzuarve.

Rigjykimi për personat që gjendeshin në Pejë, Shefqet Kelmendin dhe dy të bijtë e tij, kishte nisur më 7 maj të vitit të kaluar, ndërsa përmes Ministrisë së Drejtësisë ishte kërkuar ndihmë për sjelljen e dy shtetasve të Shqipërisë per t’u gjykuar në Kosovë, por deri më tani pa ndonjë rezultat. Mbi këtë arsye tashmë ekziston edhe urdhër arresti.

Por, duke mos pasur dëshmi të tjera dhe vetëm deklaratat e dy shtetasve të Shqipërisë, të dhëna në 2006-tën, trupi gjykues e kishte shpallur të pafajshëm Shefqet Kelmendin dhe dy djemtë e tij.

Trupi gjykues kishte konstatuar se mëngjesin e 20 gushtit të 2006-tës, në Bajicë të Istogut, Jakup Osmanaj ishte qëlluar dy herë nga Kreshnik Haxhijaj me një armë zjarri. Nga të shtënat, pos që kishte vdekur Osmanaj ishte plagosur edhe Ali Bicaj.

“Të shtënat ndodhën sepse viktima Jakup Osmanaj dhe Ali Bicaj kanë dashur që ta kapnin të pandehurin Kreshnik Haxhijaj meqë ata kanë menduar se ai ka qenë në atë rajon për t’i vjedhur fshatarët. Jakup Osmanaj dhe Ali Bicaj veç e kishin zënë Ardian Kollmakun dhe e kanë dorëzuar në polici”, thuhet në aktvendim. Me këtë vrasje sipas vendimit, nuk kishin pasur të bënin Shefqet Kelmendi, Valdet Kelmendi dhe Xhevdet Kelmendi. Këta të tretë kishin qenë të inkriminuar nga shtetasi i Shqipërisë, Kreshnik Haxhiaj. Ky i fundit kur ishte marrë në pyetje lidhur me vrasjen kishte sqaruar se kishte ardhur në Kosovë me Ardian Kollmakun e Agim Demirajn, në mënyrë që ta kryejnë një vrasje për Shefqet Kelmendin.

Hxhijaj kishte treguar në polici, se armët i kishte marrë te djemtë e Shefqet Kelmendit, por ai nuk kishte kryer vrasjen “e porositur” ngase në rrugë e sipër për t’i dalë në pritë një personi që asokohe voziste BMW e që sipas shkresave të lëndës ai person ishte Visar Ibrahimaj që kishte hasur në persona të tjerë me të cilët ishte konfrontuar ngase ata kishin dyshuar se shtetasit e Shqipërisë po vidhnin. Ibrahimaj sipas këtij aktvendimi kishte deklaruar se e njeh Shefqet Kelmendin por asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem me të.

Sido që të jetë, Shefqet Kelmendi tashmë është vrarë, ndërsa për dy djemtë e tij që janë të implikuar në këtë rast, pritet që të merret vendimi nga Gjykata Supreme. Ndërkaq, për vrasjen e të atit të tyre, policia ende nuk ka të dyshuar.

 

 


Komento
Komente (18)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
o popull ata persona qe folin keq per te ndjerin shefqet kelmendin e se kan njoft personalisht atyne duhet me jau qi krejt tgjallt qka i kann se aj osht kon njeri ma i gjymert en pejj ishalla nxhenet shefqet kelmendii e familja e shefqet kelmendit nuk osht ni familje qe shuhet lehtt respekt dhe dashuri per familjen kelmendii
besart kelmendi
rekomanduar (9)
10 Jul 2013
21:38
 
Ishalla n'xhenet Shefqet Kelmendi
granit
rekomanduar (5)
13 Apr 2013
22:49
 
Cfar thriller. Por kur i paramendoj keto figura te pershkruara me duket ma shume komedi.
WOW
rekomanduar (1)
13 Mar 2013
22:02
 
o ti driniu bardh marre duet me jua ardh juve se ju le qe ekeni vra njerin qe un nuk e njof hiq at person po istorin e juve te familjes se juaj qe ja keni vra njerit edhe thmit e grat e qika pojuve ja u kisha ndalu ne qytet me dal shiritata e e verdh ja u kisha qit krejt familjes se juaj qe mos me guxu medal jasht shpis po kur nuk ka shtet vrani njerz ju vrani se ekeni gjet but qaty pej e shtyne edhe naj dit historin e familjes juaj krejt njerzt po edishin qe jeni njerz qe preni ne bes njerz qe keni pun u me shtetin e atehershem shka veq poju betoem ne zot se gjitha doti paguani mos ket bot ne tjetren po si po
mergimi
rekomanduar (4)
10 Mar 2013
20:28
 
KOment per gani hasani (4) se pari krimenel e njeri i pashkolluar jeti vet qe spo i dishe sendey ku nuk i din gjerat mos i perzij ndjenjat e njerzve.besart kelmendi
Besart
rekomanduar (1)
10 Mar 2013
12:37
 
E nderuara redaksi e jo te gjith sidomos keta ose ky gazetar i cili e ka publikuar kete artikull i cili eshte vetem genjeshtra. Se pari i ndjeri Shefqet Kelmendi ka qene nje njeri shembull per Pejen dhe me gjere. Kete e ka deshmuar pjesmarrja masive ne vorromin e te njerit dhe po ti pyetni qytetaret e Pejes do ju dhen pergjigjjen per te ndjerin. Ju deshiron ta mbytni edhe nje here me keto shkresa te cilat jan genjeshtra. Rrena krysore e jueja eshte lidhedhmerija me Naser Kelmendin. Ai as nuk eshte kusheriri i tije e ss miku i tij. Kjo eshte genjedhtra me e madhja. Pastaj ai nuk e ka paguar askend me e kry ndonje veper penale seose nuk ka pase nevoj per kete. Ju si redasi duhet te kerkoni falje per kete.
iliri
rekomanduar (5)
10 Mar 2013
11:09
 
Eshte e pa drejt te vriten njerzit dhe femijet dhe te mos nderrmarr shteti asnje hap per kapjen e vraseseve dhe te qet para drejtesis kryersit e ketyre veprave kriminale sa e sa vrasje e krime ndodhin ne kosov dhe askush nuk jep llogari per keto krime,,,deri kur vall me kto vrasje e krime do te vazhdoj keshtu kosova dhe te mos jep llogari askush te vriten njerezit qe nga femijet e deri te kryefamiljaret dhe askush te mos jep pergjegjesi kjo eshte krim mbi krime dhe ligeshtesi e shtetit jo funksional dhe dhe i pa fuqishem qe te ndal krimet ku vriten njerzit e pa fajshem,,,,eshte derdhur gjaku i deshmoreve per te pasur nje kosov te lir e cila me shekuj ka qen e robruar nga barbaret serb dhe te jetojm te lir dhe te jem pran njeri tjetrit e jo te kem krime e vrasje mes vete me shum se sa qe kem pasur ne luft nga kriminelet serb....
gjak_kosovare
rekomanduar (0)
09 Mar 2013
08:51
 
folni folni ju fjal te kota, mbasi qe as njo nuk dini as kurr skeni me dit spo jav nxo per te madhe, po vetem nje gje mos e harroni se kelmendi jon kon edhe jon sa te esht jeta ... kofshi begtesh e merrni edhe vesh ...
pejone
rekomanduar (1)
09 Mar 2013
08:46
 
ev ev qka ka fal zoti bre , o gjynha osht edhe shkronja me hargju per disa katundar qe hale nxon vend ne token tan. o ju njerzii te mbrapambetur kqyrni mir se qfar po shenoni, qe e vran shefqeti kelmendin nuk dmth qe i kan vra far e fis jo se fmi i fmis ka me nxer gjak , kto ta dini mir se kelmendi u kon zot per juve katundart, i ligu i ka bo kto se trimi qe osht trim i kish dal per ball e jo mbas shpindes si ky gjak serbi qe e ka bo ket krim se per mu e mendjen time ky apo kjo dor ska gjak shqiptari po esht serb qe e kan harru kosova me shkym dikund u mshef ky qetnik ....
Peja_city
rekomanduar (4)
09 Mar 2013
08:31
 
e more njerzi pa kultur more njerzi pa karakter, po ju aq dini edhe folni, po aj qe e ka vra aj po dihet se sa i lig osht kan, i ligu i bon kto sende e jo trimi se nese je trim i del perball e jo mbas shpindes si ky serbi qe e ka bo , se ky qe ka vepru ket krim ka gjak serbi e jo gjak shqiptari, keni kujdes se qka shenoni se kelmend hale jon gjall qe e kan vra shefqetin nuk dmth qe i kan vra krejt kelmend se edhe thmi i thmiss te shefqetit ka me nxer hak per ket vrasje...
PEJA-CITY
rekomanduar (1)
09 Mar 2013
08:24
 
Kush do qe e ka vra, i ka bere nje nder te madhe Pejes me rrethine dhe qytetareve te saj.
agron
rekomanduar (11)
08 Mar 2013
12:12
 
ngushllime, edhe perurime, atyre qe u vran nga SHEFQET KELMENDI , REXHEP KELMENDI(XHEKA) DJEMT E SHEFQETIT SHOKET E TIJ. VIRGJIL ELSHANI, AVNI ELEZI,BEKIM MUSTAFA, SMAJL ELEZI, ISUF ELSHANI, AFRIM THAQI, JAKUP OSMANAJ, DHE TE PLAGOSURIT SI PASOJ E ATENTATEVE QE BEN FAMILIA KELMENDI PA ASNJE ARSYE NDAJ KETYRE SHQIPERAEVE DHE KETYRE FAMILIEVE, KU EDHE SOT PO JU QON NJERZ ME JU KERKU FALJE KISHEM SE I KA VRA GABIMISHT. DHE QE JU QESHKE EDHE BAJKE SHAKA PARA DREJTESIS DHE POLICIS TE KORRUPTUAR TE PEJES DHE KOSOVES.
nesi
rekomanduar (5)
08 Mar 2013
00:58
 
Keto ndodhin vetem ne KS ku nuk funkcionon ligji .Drrejtesija komplet e korruptuar.A kti super krimineli mire ja paskan ba,se i ka paguar kriminelet e Shipnis 500 E me vra njerz te pafajshem.Po ku vritet njeriu me para.
Gani Hasani
rekomanduar (8)
07 Mar 2013
18:23
 
vrasja eshte shkalla ma e ulet e mundshme e njerezimit,fatkeqesisht ne kete shkalle te mbrapambeturis gjenden vrasesit dhe porositesit e vrasjeve. ARMIQET TANE SHEKULLOR NE KABINETET E TYRE PERPILUAN FORMULEN ME TE PERSOSUR KUNDER TGJITH KOMBIT TONE E KJO FORMUL E ARMIQEVE TANE NA BANI "ARMIQ NE MES VETE" QE TE NA SUNDOJ E PUSHTOJ MA LEHT.
besarti
rekomanduar (7)
07 Mar 2013
16:15
 
Kush elyp e gjen. Shefqeti eka lyp edhe eka gjet? Mbasi ska shtet ka kallasha...
Kusherini Shefqetit
rekomanduar (20)
07 Mar 2013
14:58
 
Nuk kan pa ba keq se nuk o kan hiq ma i mire se ky qe o vra dje si te njojt jon kan ,qysh e kan lyp e kan gjet. E bajshin meshnet.
drini i bardh
rekomanduar (30)
07 Mar 2013
11:52
 
qka po ndodh ne kosoven epas lufte mutmerrue nga kriminelt kjo ka te bej me qeverisje mafioze
nina
rekomanduar (25)
07 Mar 2013
10:47
 
"Ky i fundit ua kishte dhënë një punë goxha të vështirë. Ua kishte dhënë 5 mijë euro që ta vrisnin një person në qytetin e Pejës, që asokohe voziste makinën “BMW” me targa të huaja". Mos e thunu kete gje, se EULEX epati hedh posht kete prtendim. Po gaboni, mundeni me aps problem em ligjin
gania
rekomanduar (17)
07 Mar 2013
09:28
 
Me shume nga Kronika e zezë