Zip

Ballina / Zip / Yjet
Kompozitori Shpëtim Saraçi në spital,mbahet në observim
Publikuar: 22.08.2013 - 10:39

Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi nuk ka qenë i shtruar pranë Shërbimit të Neurologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", por mjekët e këtij shërbimi nuk mohojnë prezencën e tij në të.

Sipas tyre, ai është mbajtur në observim, por nuk konfirmojnë shkaqet për të cilat ai është paraqitur në spital. Sipas burimeve të pakonfirmuara, mendohet se Saraçi ka pasur një ishemi, ndërsa mendohet që gjendja e tij shëndetësore të jetë përmirësuar.

Shpëtim Saraçi është një nga kompozitorët më të njohur në vend. Kompozimet e tij mbajnë firmën e disa hiteve më të njohura pas viteve '90-të, kënduar nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare. Vitet e fundit ai ka qenë drejtor artistik i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ndërkohë që në 2010-ën, kënga e kompozuar dhe orkestruar prej tij, "Kënga ime", e kënduar nga Aurela Gaçe, prezantoi Shqipërinë në "Eurosong". Ai është i martuar me këngëtaren Mira Konçi dhe nga martesa e tyre kanë lindur dy vajza./Balkanweb/ 


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Jo shpetim Saraqi nuk duhet te jete i semure se eshte ni njeri qe nena shqiptare per nje shekull nuk lind si shpetimi i uroi shendet se edhe gruan e ka nje kengetare te madhe edhe si ajo rralle lindin kngetare tungggggggggg.dada
fatime
rekomanduar (1)
22 Aug 2013
10:50
 
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51