Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Skeleti i njeriut
Publikuar: 18.08.2013 - 09:55

Skeleti ynë është një ndërtim eshtrash që mban trupin tonë dhe i jep formë atij. Ai mbron pjesët e brishta, si zemrën, dhe mban lidhur pas sipërfaqes së tyre të fortë gjithë muskujt e trupit.

- Llojet e eshtrave: Eshtrat e trupit tonë, në varësi të formës së tyre, mund të ndahen në katër lloje kryesore: eshtrat e sheshta, të shkurtra, të gjata dhe eshtrat e çrregullta.

Eshtrat e sheshta na mbrojnë organet, dhe në sipërfaqet e tyre janë të ngjitura muskujt. Brinjët janë eshtra të sheshta.
Eshtrat e shkurtra janë në formë gungash ose nyjash dhe janë pothuaj njëlloj sa të gjatë edhe të gjerë.

Eshtrat e gjata janë më të gjata se sa të gjera. Ato janë të përkulura, gjë që i bën më të forta. Eshtrat e krahëve dhe të gishtave janë eshtra të gjata.
Eshtrat e çrregullta kanë formë të ndërlikuara. Eshtrat që përbëjnë shtyllën kurrizore janë eshtra të çrregullta.

- Muskujt e skeletit: Në trupin e njeriut ka 640 muskuj të skeletit. Këta lidhen me eshtrat tona me anë të disa rripave të fortë indesh të quajtura tendone, ose tejza. Kur muskuli tkurret (mblidhet), njëkohësisht me të lëviz edhe kocka e ngjitur me të.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51