Nuk mund të mbyllen shkollat e Gylenit në Kosovë (Video)

Aktuale July 18, 2016 - 20:59

Në Kosovë dhe Shqipëri, Lëvizja Gülen ka ndërtuar një rrjet shkollash nga cikli i ulet, Kolegjet Turke,  deri në të lartin, si Universitete, të cilat operohen nga Turgut Özal Education Company dhe Fondacioni Arsimor Gulistan.

Bëhet fjalë për rrjetin e shkollave që i financon Fethullah Gulen, i kërkuar nga Ankaraja zyrtare për ekstradim nga SHBA-ja, pasi që akuzohet si shtytësi kryesor i puçit ushtarak në Turqi.

Pas kësaj, në Somali ka ardhur deri tek pezullimi i punës në një shkollë e cila kishte lidhje me grupin që tentoi grusht shtet në Turqi të premten, kështu duke i dhënë stafit të saj një javë për tu larguar nga vendi.

LEXO EDHE: Turqia nis mbylljen e shkollave të Gulenit nëpër botë, edhe në Kosovë?!

Ky veprim është bërë me kërkesë të Qeverisë Turke.

Por, institucionet e Kosovës nuk tregojnë nëse një kërkesë e tillë i ka ardhur edhe Kosovës nga ana e ekzekutivit turk.

Në Zyrën e Kryeministrit nuk përgjigjen duke drejtuar gishtin kah Ministria e Arsimit, por ministri, Arsim Bajrami nuk i është përgjigjur interesimit të TribunaChannel për të ditur rreth mundësisë së ndërhyrjes në sistemin arsimor të Kosovës.

Sipas njohësit të rrethanave arsimore në Kosovë, Dukagjin Pupovci,  ka shkolla që janë të inspiruara nga mësimet e Fethullah Gylenit, ashtu siç ka edhe shkolla që identifikohen me sekte dhe religjione të ndryshme. Këto janë shkolla private dhe njerëzit i dërgojnë fëmijët në to me dëshirë, edhe pse kanë zgjedhje të tjera.