AGK dhe KMShK kundërshtojnë fuqishëm idenë e UNICEF-it dhe zyrës së Kryeministrit për kontrollin mbi mediat

Aktuale July 18, 2016 - 13:24

Nisma ligjore e Zyrës së Kryeministrit dhe UNICEF-it synon të vërë nën kontrollë mediat në Kosovë, kështu u bë e ditur sot gjatë një koherence për media, nga Asociacioni i Gazetarëve dhe Këshilli i Mediave të Shkruara, shkruan “Zeri.info”.

Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara tha se kjo nismë është kundër mediave sepse Qeveria nuk mund ta rregullojë mënyrën e raportimit për fëmijë, sipas tij kjo nismë është e dëmshme për mediat.

Ai po ashtu tha AGK dhe KMShK kundërshton fuqishëm idenë e UNIECF-it dhe të Zyrës së Kryeministrit të fillojë të kontrollojë mediat online dhe të shtypura të cilat janë kompetencë e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Edhe kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj tha se rregullorja është e papranueshme. Ai ka thënë se ka gati 4 javë që kanë kërkuar nga Zyra e Kryeministri sqarim rreth kësaj rregulloreje, por nuk kanë marr ndonjë përgjigje.

Hysenaj po ashtu tha  se AGK dhe KMShK kërkon nga Zyra e Kryeministrit që brenda 10 ditësh ti informojë rreth veprimeve të bëra me qëllim që të mos lejojë, siç thotë ai, zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj iniciative.

AGK dhe KMShK kërkojnë që në të ardhmen të gjitha institucionet që draftojnë legjislacion që prek interesat e mediave, të marrin parasysh standardet më të mira ndërkombëtare dhe të konsultojnë mediat me kohë./Zeri./

 

Image
Image
Image
Image