Arbana Xharra: Lëvizja Gylen makth për Erdoganin

Aktuale July 17, 2016 - 10:51

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj “facebook”, ka thënë se Erdogan nuk ndalet së kërkuari ekstradimin e Fetullah Gylenit nga SHBA-të, me të cilin dikur ishin bashkëpunëtor.

Ajo thotë se Erdogan ka vazhduar të hakmerret brenda Turqisë, duke ia arrestuar gazetaret dhe kryeredaktoret e mediave të Lëvizjes Gylen të cilat zbulonin skandalet e korrupsionit dhe lidhjeve të Erdoganit me Shtetin Islamik.

Ky është postimi i plotë i Xharrës:

Erdogan nuk ndalet së kërkuari ekstradimin e Fetullah Gylenit nga SHBA, i cili atje jeton që nga viti 1999. Dikur bashkëpunëtore, Erdogani dhe Gylen tash rrugët e ndara. Erdogan me agjende islamike, Lëvizja Gylen me qasje liberale i shtrire në më shumë se 100 vende të botës me shkolla të cilat Erdogan kërkon të mbyllen. Të njëjtën e ka bërë edhe në Kosovë, pat kërkuar nga Thaçi t'i mbylle shkollat e Gylenit. Kështu, Erdogan ka vazhduar të hakmerret brenda Turqisë, duke ia arrestuar gazetaret dhe kryeredaktoret e mediave të Lëvizjes Gylen të cilat zbulonin skandalet e korrupsionit dhe lidhjeve të Erdoganit me Shtetin Islamik. Dje kishte dal para turmës dhe kërkonte nga Obama që ta sjell Gylenin në Turqi, përmendte miqësinë dhe aleancën me SHBA. Tash sa vjet Erdogan po e kërkon Gylenin, ky i fundit po zhvillon një rrjet të fuqishëm elitar jashtë Turqisë me prioritet ngritjen e vetëdijes përmes arsimit. Ne organizata ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, me sy të mi kam parë shqiptare të shkolluar në shkollat e Gylenit. Jo pak prej tyre nëper botë janë punësuar edhe në NASA. Erdogani mundet vetëm me pa ëndërr ekstradimin e Gylenit në Turqi, për ndryshe deri tash do ta kishte bërë SHBA.