Lekaj: Do të marrim pjesë në seancën për Demarkacionin

Aktuale July 14, 2016 - 18:47

Në InfoMagazine të Klan Kosova të ftuar për të debatuar për Demarkacionin me Malin e Zi, kanë qenë deputetët Sadri Ferati nga LDK dhe Pal Lekaj nga AAK.

Lekaj  ka thënë se është një vendim i AAK-së për të marrë pjesë në seancën për demarkacionin, njofton Klan Kosova.

“Ne do të jemi për votën kundër, jemi të bindur që kjo marrëveshje shkon në dëm të Kosovës.”

“ Ne, opozita apo koalicioni AAK e Nisma do të kthehemi në Kuvend për të kundërshtuar fuqishëm me veprime politike demarkacionin.”

LEXO EDHE: PDK e LDK, konsulta të shumta (FOTO)

“Kemi qëndrim të dy partitë që nuk do të kemi gaz lotsjellës.”

“Nuk jemi penduar për hedhjen e gazit lotsjellës, se pse sa herë është në krizë territori i Kosovës duhet ta mbrojmë me çdo mjet.”

Kemi vazhduar disa muaj në Kuvend, kemi hedhur gaz dhe me mjete e veprime të tjera politike e me protesta, kemi mbushur shumë sheshe që vetëm para luftës janë mbushur ashtu me qytetarë.”

“Kemi sensibilizuar masën dhe ata tanimë janë të bindur që kanë humbur shumë prona Qeveria nuk e di pse është kaq rezistuese të japë sqarime për debat, pse kjo nguti”, ka thënë Lekaj.